• e diel, 06 tetor 2024

Ditët në vijim mot stabil dhe i ngrohtë, gjatë fundjavës reshje lokale shiu, bubullima dhe erë të fortë

Ditët në vijim mot stabil dhe i ngrohtë, gjatë fundjavës reshje lokale shiu, bubullima dhe erë  të fortë

Shkup, 19 qershor 2023 (MIA) - Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë, ndërsa vetëm ditën e mërkurë dhe të enjte do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër në zonat malore, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Moti nesër do të jetë stabil dhe dukshëm më i ngrohtë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 24 deri në 33 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës pritet dukuri lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e fortë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR