Disa pjesë të Britanisë së Madhe janë përfshirë nga përmbytjet
- Të reshurat e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në disa pjesë të Anglisë, ndërsa për shkak të borës përkohësisht janë mbyllur aeroportet në Mançester dhe Liverpul, në Anglinë veriperëndimore dhe në Aberdin, Skocia verilindore.
- Post By Besnik Shuki
- 08:30, 8 janar, 2025
Londër, 8 janar 2025 (MIA) - Të reshurat e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në disa pjesë të Anglisë, ndërsa për shkak të borës përkohësisht janë mbyllur aeroportet në Mançester dhe Liverpul, në Anglinë veriperëndimore dhe në Aberdin, Skocia verilindore.
Gjatë ditëve të kaluara janë lëshuar mbi 200 paralajmërime për rrezik nga përmbytjet, pasi janë vërshuar lumenjtë.
Paralajmërime për përmbytje të rrezikshme për jetë është lëshuar për lumin Soar në Lestershir.
Disa linja hekurudhore dhe rrugë kryesore po ashtu janë mbyllur për shkak të sipërfaqeve të lagështa dhe të ngrira, ndërsa bora dhe ngricat shkaktuan ndërprerje në Anglinë veriore dhe Skoci.
Nga dita e hënë dhjetëra njerëz janë shpëtuar nga shtëpitë e vërshuara dhe automobilët e ngujuar në Midëllends, ndërsa qindra shkolla janë mbyllur në rajonet veriore të Britanisë së Madhe. bsh/
Foto: MIA arkiv