Diplomati iranian Aragçi: Kanalet e komunikimit mes nesh dhe amerikanëve ende ekzistojnë
- Diplomati më i shquar iranian Abas Aragçi sot deklaroi se kanalet e komunikimit me SHBA-në ende janë të hapura, një javë pasi Donald Trampi u zgjodh për president.
- Post By Sara Ademi
- 13:15, 13 nëntor, 2024
Teheran, 13 nëntor 2024 (MIA) - Diplomati më i shquar iranian Abas Aragçi sot deklaroi se kanalet e komunikimit me SHBA-në ende janë të hapura, një javë pasi Donald Trampi u zgjodh për president.
"Kanalet e komunikimit mes nesh dhe amerikanëve ende ekzistojnë. Kemi dallimet me amerikanët, të cilët ndonjëherë janë shumë themelor dhe qendror...por duhet të menaxhojmë me to për t'i ulur tensionet", tha Abas Aragçi në margjinat e takimit javor të qeverisë.
Ai muajin e kaluar tha se nuk ka bazë për negociata bërthamore indirekte me SHBA-në.
"Nuk shohim bazë për ato biseda, derisa nuk mund ta tejkalojmë krizën e tanishme", tha Aragçi më 14 tetor gjatë vizitës në Oman, si pjesë e turneut rajonal.
Omani kohë të gjatë ndërmjetësonte mes Iranit dhe SHBA-së, të cilat i ndërprenë lidhjet pas revolucionit islamik në vitin 1979. sa/
Foto: EPA