• e premte, 22 nëntor 2024

Dimitrievski: Maqedonia meriton një president nga qytetarët, të cilët i japin legjitimitet atij që do t'i përfaqësojë dhe mbrojë

Dimitrievski: Maqedonia meriton një president nga qytetarët, të cilët i japin legjitimitet atij që do t'i përfaqësojë dhe mbrojë

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) -  Guxova, hyra në këtë betejë për president të ardhshëm të vendit sepse mendoj se Maqedonia meriton president nga qytetarët, me qytetarët dhe për qytetarët. Dhe prandaj prioriteti im në të ardhmen do të jenë vetëm qytetarët, theksoi Maksim Dimitrievski, kandidat presidencial i Lëvizjes ZNAM për Maqedoninë tonë sonte në Butel të Shkupit.

Dimitrievski theksoi se do të punojë për bashkimin e qytetarëve, për bashkimin e qeverisë dhe të opozitës, sepse, nënvizoi, pas vetes do ta kem "ZNAM"-in, pa të cilin nuk do të jetë e mundur qeverisja në vend.

Lidhur me propozimet për zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend, Dimitrievski është i vendosur që presidenti të zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta.

Ai shtoi se edhe pse është një republikë parlamentare, Parlamenti, siç theksoi, është ulur në fund, dhe pushteti ekzekutiv dhe liderët politikë e përcaktojnë ritmin sikur të ishte një makineri votimi. sa/

Foto: printskrin

video. fejsbuk: Maksim Dimitrievski 

QËNDRONI TË LIDHUR