• e martë, 24 dhjetor 2024

Dimitrieska-Koçoska: Jemi të fokusuar në zbatimin e reformave dhe në progresin drejt rrugës evropiane

Dimitrieska-Koçoska: Jemi të fokusuar në zbatimin e reformave dhe në progresin drejt rrugës evropiane

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Zbatimi i Agjendës reformuese është rrugë pa alternativë, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në Konferencën e organizuar nga “Miqtë e Evropës” në Bruksel.

Në panelin e diskutimit dedikuar zgjerimit të BE-së, ministrja potencoi se kjo Qeveri për 5 muaj nuk mund ta kompensojë atë që ka munguar në 7 vitet e kaluara, periudhë në të cilën shumë mjete janë kthyer në fondet e BE-së për shkak të moszbatimit të projekteve.

“Jemi fokusuar në përmbushjen e detyrave të caktuara. Ne jemi këtu jo vetëm për të treguar, por edhe për t'u dëshmuar vendeve evropiane se duam të jemi pjesë e familjes së BE-së. Nëse vendet e BE-së janë të fuqishme, edhe ne jemi të fuqishëm. Vendet e vogla ju ndjekin. Kur ju jeni të fuqishëm, na motivoni që të punojmë më shumë. Jini të fuqishëm, punoni në bashkëpunim dhe inkurajoni vendet e vogla që të jenë të fuqishme”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Ajo shtoi se, Axhenda reformuese për zbatimin e Planit të rritjes është shumë e rëndësishme dhe i referohet reformave sinjifikative në administratën publike dhe menaxhimin e financave publike, tranzicionin dixhital dhe energjetik, kapitalin njerëzor, mjedisin afarist dhe sundimin e ligjit.

Bëri rishikim të veçantë edhe për reformat në fushën e menaxhimit të financave publike, me ç’rast potencoi se po përpiqemi në menaxhimin e financave publike në mënyrë që ta sigurojmë zbatimin efikas të politikave, përmirësimin e disiplinës financiare, menaxhimin e duhur të risqeve fiskale dhe përforcimin e qëndrueshmërisë fiskale.

Ministrja gjatë vizitës në Bruksel do të mbajë takim edhe me përfaqësuesit e Drejtorisë së KE-së për Politika të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, si dhe do të ketë takim edhe me përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane (EPP). ls/

Foto: Ministria e Financave

 

QËNDRONI TË LIDHUR