• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dimitrieska-Koçoska: Ekonomia po rimëkëmbet dhe stabilizohet, me rritje të PBB-së prej 3,2% në tremujorin e katërt

Dimitrieska-Koçoska: Ekonomia po rimëkëmbet dhe stabilizohet, me rritje të PBB-së prej 3,2% në tremujorin e katërt

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska vlerëson se rritja e PBB-së prej 3,2% në tremujorin e katërt të vitit është sinjal se ekonomia ka filluar të rimëkëmbet dhe gradualisht të stabilizohet.

"Ekonomia tregon shenja të theksuara rimëkëmbjeje dhe stabilizimi, si rezultat i politikave të zbatuara nga Qeveria. Këtë e konfirmojnë të dhënat e publikuara të Entit Shtetëror të Statistikave për rritjen e PBB-së në tremujorin e fundit të vitit 2024 prej 3,2%. Ne hasëm një ekonomi që ishte në stagnim me rritje të PBB-së prej 1,2% në tremujorin e pare dhe 2,3% në tremujorin e dytë. Kjo kërkonte masa urgjente dhe të domosdoshme në periudhë afatshkurtër për të mundësuar rimëkëmbjen e ekonomisë dhe për t'u fokusuar në politika që do të mundësonin përforcimin e aktivitetit ekonomik me norma mesatare prej 5%", shkroi ministrja e Financave në profilin e saj në Fejsbuk.

Ajo shton se investimet janë hallka kryesore e konceptit të kësaj Qeverie dhe se ky koncept do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR