• e hënë, 15 korrik 2024

Digjet një pyll me shkurre mes fshatrave Drenovë dhe Jabollçishtë i Poshtëm të komunës së Çashkës

Digjet një pyll me shkurre mes fshatrave Drenovë dhe Jabollçishtë i Poshtëm të komunës së Çashkës

Veles, 14 korrik 2024 (MIA) - Digjet pylli me shkurre në mes të fshatrave Drenovë dhe Jabollçishtë i Poshtëm të komunës së Çashkës. Zjarri, siç njoftuan për MIA-n nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza nga Velesi, është raportuar dje në ora 17:50.

Sipas informacioneve nga QRMK-Veles, zjarri dje ka qenë duke djegur në terren të paarritshëm dhe që nga mëngjesi i sotëm është zgjeruar dhe prej orës pesë në shuarjen e tij është marrë një ekip nga ekonomia pyjore “Babuna” nga Velesi, ndërsa nga ora shtatë u është bashkuar edhe një ekip tjetër. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR