Dhjetëra qytete evropiane kërkojnë masa më të rrepta kundër emetimeve të gazit nga automjetet
- Dhjetëra qytete të mëdha evropiane, duke përfshirë Parisin, Romën dhe Brukselin, kanë dorëzuar peticion në Parlamentin Evropian me kërkesë për standarde më të rrepta "për cilësinë e ajrit dhe emetimet e gazrave të dëmshëm nga automjetet", njoftoi sot portali belg "Sudinfo".
- Post By Qefsere Abduli
- 12:39, 10 tetor, 2023
Bruksel, 10 tetor 2023 (MIA) - Dhjetëra qytete të mëdha evropiane, duke përfshirë Parisin, Romën dhe Brukselin, kanë dorëzuar peticion në Parlamentin Evropian me kërkesë për standarde më të rrepta "për cilësinë e ajrit dhe emetimet e gazrave të dëmshëm nga automjetet", njoftoi sot portali belg "Sudinfo".
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, peticioni u dorëzua në prag të harmonizimit të qëndrimit të Parlamentit Evropian në lidhje me ndryshimet e vendosura nga Këshilli i BE-së për propozimin e rregullores së re të propozuar nga Komisioni Evropian për gazrat nga automjetet e pasagjerëve.
Një pjesë e vendeve anëtare të BE-së, para së gjithash Franca dhe Italia, janë kundër shtrëngimit të standardeve aktuale dhe favorizojnë një qasje më të butë se propozimi i Komisionit Evropian nga nëntori i vitit 2022 i cili parashikon ulje të ndjeshme të monoksidit të azotit dhe emetimeve të grimcave nga automjetet.
Kryetarët e komunave janë nënshkruesit e peticionit, të iniciuara nga Qyteti i Parisit besojnë se propozimi i miratuar nga Këshilli i BE-së në fund të shtatorit "paraqet një regres dhe moszbatim të standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për cilësinë e ajrit dhe emetimet e gazit nga automjetet".
"Ne përfaqësuesit e qyteteve më të mëdha evropiane të cilët përqendrojnë 75 për qind të popullsisë evropiane, nuk mundemi të pranojmë një mohim të tillë demokratik dhe një skandal të tillë", thuhet në peticion që përveç kryetarëve të komunave të Parisit, Romës dhe Brukselit e kanë nënshkruar edhe personat e parë të Zagrebit, Krizhevcit, Bordos, Monpejes, Bezansonit dhe Lionit.
Nënshkruesit e peticionit besojnë se me ndryshimet kushtetuese nga vendet anëtare të BE-së në vend që të detyrojë prodhuesit e automjeteve të respektojnë një plan ambicioz për të zvogëluar emetimet, Unioni po "përshtatet me kërkesat dhe interesat e tyre".
"Sudinfo" thekson se çdo vit si pasojë e ndotjes së ajrit në BE vdesin rreth 70.000 persona.
Këshilli i BE-së më 25 shtator harmonizoi qëndrimet e vendeve anëtare të Unionit për propozimin e Komisionit Evropian për miratimin e rregullores "Euro 7" për vendosjen e standardeve të emetimeve të gazrave të dëmshëm dhe qëndrueshmërinë e mbushësve për automjete dhe motoçikleta. qa/
Foto: arkivi i MIA-s