• e hënë, 15 korrik 2024

Dhjetë deri në pesëmbëdhjetë kolapse në ditë dhe numër i rritur i aksidenteve

Dhjetë deri në pesëmbëdhjetë kolapse në ditë dhe numër i rritur i aksidenteve

Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Shërbimi i urgjencës mjekësore ka evidentuar intervenime për 10 deri në 15 kolapse në ditë, si dhe intervenime për rritje të numrit të aksidenteve në trafik.

"Këtë fundjavë kemi ndërhyrë në 10 aksidente, shtatë prej tyre të premten. Kolapse në vende publike - vend pune, stacione autobusi, autobusë, e kështu me radhë, rrëzime nga shkallët, janë gjithsej 15 intervenime, shumica prej të cilave kanë ndodhur në ditë pune, më saktë të premten kemi pasur gjithsej tetë ndërhyrje", thotë doktori, Rijad Rexhepi në një deklaratë për MIA-n.

Nga e premtja deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm kanë pasur gjithsej 152 ndërhyrje.

"Prej tyre 52 nga shkalla e parë e urgjencës, 80 nga shkalla e dytë e urgjencës. Vetëm për ditën e djeshme për 24 orë kemi regjistruar gjithsej 77 ndërhyrje, 23 nga shkalla e parë të urgjencës dhe 42 nga shkalla e dytë e urgjencës", thekson doktor Rexhepi. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR