Deri të shtunën mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut
- Prej nesër deri të shtunën nën ndikim të valës së lagësht të ajrit moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Gjatë natës të së enjtes do të ketë reshje më të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa të premten dhe të shtunën në orët e pasdites reshjet sërish do të jenë më të rrëmbyeshme, mbi 25 litra në metër katror dhe do të kalojnë në borë, diku edhe në vendet më të ulëta.
- Post By Sara Ademi
- 12:49, 19 nëntor, 2024
Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Prej nesër deri të shtunën nën ndikim të valës së lagësht të ajrit moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Gjatë natës të së enjtes do të ketë reshje më të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa të premten dhe të shtunën në orët e pasdites reshjet sërish do të jenë më të rrëmbyeshme, mbi 25 litra në metër katror dhe do të kalojnë në borë, diku edhe në vendet më të ulëta.
Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në vendet më të larta dhe në male, në pjesët perëndimore dhe veriore do të formohet shtresë e dëborës. Deri të shtunën do të fryjë erë e përforcuar deri në të fortë, që do të jetë edhe mbi 70 kilometra në orë.
Temperaturat e mëngjesit do të jenë në interval prej një deri në 9 gradë, ndërsa ato maksimale prej tre deri në 17 gradë. Më ftohtë do të jetë të dielën me temperaturë të mëngjesi prej -10 deri në -1 gradë, ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej pesë deri në 12 gradë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s