Deri të dielën moti i vranët me shi, ndërsa në male me borë
- – Të premten moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të dendura në pjesët lindore (mbi 35 l/m² për 24 orë). Në male reshjet do të jenë të borës, ndërsa në disa vende më të larta të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore, njoftoi DPHM.
- Post By Fitore Curri
- 11:51, 27 nëntor, 2025
Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) – Të premten moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të dendura në pjesët lindore (mbi 35 l/m² për 24 orë). Në male reshjet do të jenë të borës, ndërsa në disa vende më të larta të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore, njoftoi DPHM.
Të shtunën në male dhe në vendet më të larta do të bie borë e dobët. Nga e diela moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të rriten. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. fc/
Foto: MIA