• e mërkurë, 18 mars 2026

Janë privuar nga liria nëntë shoferë, shtatë prej tyre për vozitje pa patentë shoferi

Janë privuar nga liria nëntë shoferë, shtatë prej tyre për vozitje pa patentë shoferi

Shkup, 17 mars 2026 (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë dhe kanë zhvilluar bisedë zyrtare me një prind për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej tyre, shtatë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy për drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe një sepse ka drejtuar automjet edhe pse ka pasur ndalim aktiv për drejtim të automjetit të kategorisë B.

"Katër persona në Shkup kanë drejtuar pa patentë shoferi, si dhe nga një në Gostivar, Kavadar dhe Veles (një i mitur). Dy shoferë në Strumicë kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një në Resnjë për drejtim të automjetit me ndalim aktiv. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të paraqiten kallëzime përkatëse penale", njofton MPB-ja.

U bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa kaluar provimin për patentë shoferi, ose nëse kanë masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe së bashku të kontribuojmë për një trafik më të sigurt. mb/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR