• e premte, 05 dhjetor 2025

Deri në orën 13 janë shuar katër zjarre, një është aktiv në Berovë

Deri në orën 13 janë shuar katër zjarre, një është aktiv në Berovë

Shkup, 31 korrik 2025 (MIA) - Deri në orën 13 janë pesë zjarre në ambiente të hapura në tërë territorin e vendit, prej të cilave katër janë shuar. Aktiv është vetëm zjarri në komunën e Berovës, në malin Goten i Madh drejt Maleve të Maleshevisë, ku po digjet pyll i ulët, bredh, shkurre, vegjetacion i ulët, ah dhe pisha.

Siç informon Qendra për menaxhim me kriza (QMK), janë shuar zjarret në komunën Radovish: në malin Goten i Madh mbi fshatin Podaresh (pyll i ulët, bredh, shkurre, vegjetacion i ulët, ah dhe pisha), zjarri ndërmjet fshatrave Careviq, Smollanë, Radobil dhe Dren (Prilep), dhe Galisht dhe Trstenik (Kavadarit), (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët), zjarri në fshatin e kavadarit Jonuzli dhe zjarri në komunln e Prilepit - fsh. Beshisht – Kodra e Beshishtit, një krah drejt fsh. Gradeshnicë (Komuna Novaci) dhe një tjetër drejt kufirit me Greqinë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR