Deri në fund të javës moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me temperatura deri 40 gradë
- Mot me diell dhe i ngrohtë do të mbajë deri në fund të javës, njoftoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) - Mot me diell dhe i ngrohtë do të mbajë deri në fund të javës, njoftoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Temperaturat në ditët e ardhshme do të jenë në rritje graduale, veçanërisht nga e enjtja dhe gjatë fundjavës kur temperaturat ditore gjithandej do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa në disa vende do të arrijë deri 40 gradë Celsius. qa/
Foto: MIA