• e enjte, 17 tetor 2024

Deputetët shqiptarë të opozitës më 23 tetor do të protestojnë para Parlamentit Evropian

Deputetët shqiptarë të opozitës më 23 tetor do të protestojnë para Parlamentit Evropian

Tiranë, 16 tetor 2024 (MIA) - Opozita shqiptare, Partia Demokratike, po ndryshon strategjinë e mbajtjes së protestave në shenjë pakënaqësie ndaj pushtetit aktual.

Në vend se para Qeverisë në Tiranë, siç e bënte deri tani, tani protestë do të mbahet para Parlamentit Evropian.

Në lajmin nën titull "Në mënyrë të paprecedentë, deputetët e PD-së zhvendosin protestën në Parlamentin Evropian", Ora Njuz raporton se protesta do të mbahet më 23 tetor.

"Më 23 tetor, shumica e grupit parlamentar do të jetë në Strasburg, për të protestuar para dyerve të Parlamentit Evropian, ku shpresojnë t'i bashkohet edhe diaspora shqiptare. Ata pritet të kenë takime me përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe eurodeputetë. Deputetët do të udhëtojnë me shpenzimet e tyre", raporton televizioni.

Gjithashtu shton se deputetët do ta "dënojnë situatën politike në vend si dhe arrestimet politike dhe burgosjet që ndodhin në radhët e opozitës".

Opozita, protestën e fundit kombëtare në organizim të demokratëve opozitar, e mbajti në Tiranë në datën 7 të këtij muaji, nën moton "Marshim drejt Tiranës - ose sot ose kurrë". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR