Kanada: Gazetarja e Si-Bi-Si jep dorëheqje për shkak të "bashkëpjesëmarrjes” së kanalit në gjenocidin në Gazë
- Gazetarja e Radiotelevizionit publik të Kanadasë Si-Bi-Si, Afra Rana ka dhënë dorëheqje për shkak raportimit të njëanshëm për gjenocidin në Gazë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:04, 17 tetor, 2024

Otava, 17 tetor 2024 (MIA) - Gazetarja e Radiotelevizionit publik të Kanadasë Si-Bi-Si, Afra Rana ka dhënë dorëheqje për shkak raportimit të njëanshëm për gjenocidin në Gazë.
Në tekstin e publikuar në një portal kanadez onlajn, Rana shprehu zhgënjimin e saj për raportimin e njëanshëm të kanalit ku ajo punon dhe deklaroi se Si-Bi-Si injoron dhimbjen e palestinezëve. Në tekstin, ajo e quajti raportimin e njëanshëm të kanalit "bashkëpjesëmarrje" në gjenocidin e Izraelit në Rripin e Gazës.
"Jam e tmerruar nga mungesa e kontekstit historik të Si-Bi-Si midis Izraelit dhe Palestinës dhe nga gjuha e përdorur për të mbrojtur masakrën e Izraelit ndaj palestinezëve", deklaroi ajo.
Ajo theksoi se "Udhëheqësi për gjuhën në Si-Bi-Si për Lindjen e Mesme është jashtëzakonisht kontradiktor" dhe ka kritikuar qasjen e kanalit ndaj raportimit për rajonin. Rana thekson se në redaksi është "refuzuar" pasi ngriti shqetësimet për këtë çështje dhe u përball me ngarkesën emocionale të punës në një mjedis të tillë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s