• e shtunë, 19 tetor 2024

Makron dhe Starmer nesër në Berlin në takim me Bajdenin dhe Sholcin

Makron dhe Starmer nesër në Berlin në takim me Bajdenin dhe Sholcin

Berlin, 17 tetor 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri britanik Kir Starmer nesër do të qëndrojnë në Berlin, ku do të takohen dhe do të bisedojnë me presidentin amerikan, Xho Bajden dhe kancelarin gjerman Olaf Sholc, njoftoi sot zëdhënësi i Qeverisë gjermane.

Bajden prej sot është për vizitë në Gjermani, ku do të ketë takim të veçantë me Sholcin, njoftojnë mediat britanike.

Siç u publikua më herët, Bajden javën e kaluar anuloi vizitën në Gjermani për shkak të uraganit Milton, që goditi disa pjesë të SHBA-së. rq/bsh/

Foto:  arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR