• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Mejl paralajmërues deri te policia greke për bomba të vendosura në disa lokacione në Athinë

Mejl paralajmërues deri te policia greke për bomba të vendosura në disa lokacione në Athinë

Athinë, 17 tetor 2024 (MIA) - Centrali i policisë greke, herët në mëngjes ka marrë mejl me paralajmërim se janë vendosur mjete shpërthyese në disa lokacione në Athinë, mes të cilave në spital, gjykatë, si dhe në stacionin e metros Sintagma, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Mejli, sipas mediave greke, është shkruar në gjuhën angleze, i dërguar në ora 7:20 në mëngjes dhe policë po kryejnë kontrolle në terren.

Për shkaqe parandaluese, u evakua gjykata, ndërsa metroja funksionon pa ndërprerje, megjithatë nuk ndalet në stacionin Sintagma. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR