• e diel, 22 dhjetor 2024

Deputetët pasdite miratuan disa ligje

Deputetët pasdite miratuan disa ligje

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pasdite mbajti vazhdimin e disa seancave në të cilat u miratuan disa ligje.

Në kuadër të seancës së 129-të, u miratua Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizive, me procedurë të shkurtuar me 64 vota “pro”, asnjë kundër dhe abstenim, si dhe me votat e 25 deputetëve nga komunitetet pakicë. Me këtë janë ezauruar të gjitha pikat e rendit të ditës të kësaj seance. 

Në kuadër të seancës së 138 sot kaloi në lexim të parë Propozim-ligji për drejtësinë e fëmijëve, ndërsa në kuadër të seancës së 131-të u votuan ndryshimet e Ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Në kuadër të seancës së 143-të kaloi Propozim ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile, me procedurë të shkurtuar.

Në vazhdim të seancës së 125-të janë miratuar ndryshimet e Ligjit për letrat me vlerë, me procedurë të shkurtuar, pas së cilës kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrovski e ndërpreu punën, ndërsa vazhdimi paralajmëroi se do të caktohet shtesë.

Më herët, pasditen e sotme, në kuadër të seancës së 145-të, Kuvendi e votoi Abdush Demirin për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me të cilin është kompletuar përbërja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. KSHZ-ja ishte pa anëtarin e shtatë për disa muaj, pasi Krenar Lloga u bë ministër i Drejtësisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR