• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deputetët do të debatojnë për mundësinë në zgjedhje të votojnë edhe qytetarët dokumentët e të cilëve kanë skaduar në nëntë muajt e fundit

Deputetët do të debatojnë për mundësinë në zgjedhje të votojnë edhe qytetarët dokumentët e të cilëve kanë skaduar në nëntë muajt e fundit

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Deputetët në Kuvend sot duhet të diskutojnë për propozim-ndyshimet ligjore të Kodit Zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, me të cilat përveç zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, kryhet edhe përsosje e dispozitave në lidhje me regjistrimin e votuesve duke hequr kufizimet në bazë të dokumenteve të skaduara për identifikim, në mënyrë që zgjedhësit të kenë mundësi të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi vlefshmëria e së cilës ka skaduar në periudhën prej 9 (nëntë) muajsh deri në datën ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Во Собранието на Република Северна Македонија за денеска се закажани седници на пет комисии.

 

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, dje deklaroi se partia e përkrah propozimin, qytetarët të cilët kanë dokumente personale me emrin e vjetër të shtetit të mund të votojnë, duke theksuar se nuk e di numrin e saktë, por se bëhet fjalë për një shifer prej rreth 100 mijë qytetarë të cilëve duhet t'u garantohet e drejta e votës në zgjedhje.

"Ne do të mbështesim dhe tashmë po diskutohet. Grupet punuese që punojnë për Ligjin Zgjedhor që nga fundi i vitit të kaluar kanë punuar në zgjidhjen për të pasur një dispozitë që do t'i mundësonte çdo qytetari të ushtrojë të drejtën e tij të votës, theksoi Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së verarisë Bërzanov.

Sa i përket numrit të qytetarëve që nuk kanë dokumente personale, tha se nuk mund të thotë numrin e saktë, por se atyre duhet t'u garantohet e drejta e votës në zgjedhje.

ППремиерот Димитар Ковачевски денеска изјави дека во Владата ќе има промена само на министерското место за локална самоуправа, но не и на челните места на други министерства.

Kryeministri Talat Xhaferi dje deklaroi se MPB-ja e ka intensifikuar dinamikën sa i përket nxjerrjes së dokumenteve personale me emrin e ri dhe sipas tij, nëse kjo dinamikë vazhdon, deri në zgjedhjet ata qytetarë që nuk kanë dokumente me emrin e ri këtë do të mund ta kompletojë deri në fillim të zgjedhjeve.

"Statistikat, të cilat unë i kam dhënë detyrë, të bëhen në baza ditore me të dhëna nga MPB-ja flasin për këtë në vijim: Nga 1 janari deri më 29 shkurt 2024 janë paraqitur gjithsej 123.983 kërkesa për dokumente udhëtimi – pasaporta, nga të cilat janë përgatitur 95.267. Ky është tregues i dinamikës së punës, në një muaj janë lëshuar 92.002 dokumente udhëtimi nga 124.000. Për letërnjoftime janë pranuar 82.235 kërkesa, nga të cilat janë përgatitur 71.410. Janë pranuar 46.280 kërkesa për patentë shofer, nga të cilat janë përgatitur 39.552. Duke pasur parasysh se me këtë dinamikë kanë mbetur edhe 50 ditë deri në zgjedhje, qindra mijë qytetarët që nuk kanë dokumente, që figurojnë si informacion, gjatë muajit mars mund të pajisen të gjithë me dokumente përkatëse, por në radhë të parë vetë qytetari duhet të inicojë kërkesën. Për të pasur një dokument, duhet ta kërkoni atë", deklaroi Xhaferi.

Техничкиот премиер Талат Џафери денеска изјави дека „законите се донесени и приказната е затворена“, одговарајќи на новинарско прашање во однос на препораката на Советот на Европа  за отповик

 

Kjo është procedura, theksoi Xhaferi, duke sqaruar se nëse eventualisht vijmë në një situatë ku një numër i caktuar qytetarësh nuk e kanë atë, është obligimi ynë që të marrim një vendim të duhur, çfarë dhe si të veprojmë.

Në rendin e ditës së seancës së sotme të 147-të të Kuvendit, janë dy pika - Propozim i ligjit për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë dhe Propozim i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Propozim ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor janë dorëzuar nga deputetët Arbër Ademi (BDI), Martin Kostovski (LSDM) dhe Nikolla Micevski (VMRO-DPMNE).

Në propozim teksin, thuhet se zgjidhja e propozuar ligjore synon përmirësimin e procesit zgjedhor dhe sigurimin e votës së barabartë, demokratike dhe të lirë.

Министерството за внатрешни работи ги известува граѓаните во Скопје дека во периодот до одржувањето на парламентарните избори ќе биде овозможено подигање на готовите лични документи (лична ка

 

"Përmes ndryshimeve ligjore të propozuara, zbatohen rekomandimet e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it të shënuara në raportet përfundimtare për zgjedhjet në vend në vitet e kaluara, përkatësisht rekomandime në fushën e kuadrit ligjor, procedurën e kundërshtimit dhe procedurën e ankimimit për mbrojtjen e të drejtës së votës, vëzhgimin e zgjedhjeve, regjistrimin e zgjedhësve, fushatën zgjedhore, financimin e fushatave, përfaqësimin e mediave në procesin zgjedhor. Këto rekomandime dhe zbatimi i tyre kanë për qëllim përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve në vend dhe mbështetjen e përpjekjeve për respektimin e plotë të angazhimeve të OSBE-së dhe detyrimeve dhe standardeve të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike", thuhet në propozim tekstin.

Me propozimin e ligjit, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve krijohet Qendra për edukim të vazhdueshëm, e cila ofron trajnime të vazhdueshme për administratën zgjedhore, votuesit, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave, mediat, vëzhguesit e zgjedhjeve dhe të gjitha palët e interesuara që në çfarëdo mënyre kanë pjesëmarrje në zgjedhje. Gjithashtu, ndryshimet janë në drejtim të funksionimit më të mirë të administratës zgjedhore, përkatësisht përditësimit të rregullt të bazës së të dhënave të zyrtarëve shtetërorë dhe publikë që përdoret për përzgjedhjen e zyrtarëve zgjedhorë, për të siguruar një proces të qetë dhe efikas të përzgjedhjes. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR