Departamenti i shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të armëve në Norvegji dhe Rumani
- Departamenti i shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të raketave të avancuara ajër-ajër me rreze të mesme veprimi dhe pajisjeve të lidhura me Norvegjinë dhe Rumaninë në vlerë 405 milionë dollarë, gjegjësisht 592 milionë dollarë, publikoi Pentagoni.
- Post By Fami Bajrami
- 07:41, 23 gusht, 2024
Uashington, 23 gusht 2024 (MIA) - Departamenti i shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të raketave të avancuara ajër-ajër me rreze të mesme veprimi dhe pajisjeve të lidhura me Norvegjinë dhe Rumaninë në vlerë 405 milionë dollarë, gjegjësisht 592 milionë dollarë, publikoi Pentagoni.
Në fillim të kësaj jave Pentagoni publikoi se Departamenti i shtetit kishte miratuar shitjen e eventuale të dronëve dhe raketave "Patriot" në Itali dhe Gjermani në vlerë prej disa milionë dollarë. Departamenti i shtetit ka dhënë dritën jeshile për shitjen e mundshme deri në 600 raketa "Patriot" në Gjermani për çmim në vlerë prej pesë miliardë dollarë, ndërsa kontraktuesi kryesor do të jetë kompania "Lokid Martin", si dhe për shitjen e mundshme të MK- 9 drone Reaper për në Itali për çmim në vlerë 738 milionë dollarë, ndërsa kontraktori do të jetë General Anatomics. rq/
Foto: arkivi i MIA-s