• e hënë, 23 dhjetor 2024

Demiri: Me një laparoskop modern dhe deri mbi 800 ndërhyrje në vit në Kirurgjinë e Fëmijëve

Demiri: Me një laparoskop modern dhe deri mbi 800 ndërhyrje në vit në Kirurgjinë e Fëmijëve

 Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë teknike, Ilir Demiri, sot ka vizituar Klinikën Universitare për Kirurgji të Fëmijëve dhe realizoi  takim me drejtorët Sllavica Litajkovska dhe Elmedin Asani. Me furnizimin e një laparoskopi modern, në këtë klinikë do të kryhen edhe deri në 800 ndërhyrje të kirurgjisë pediatrike në vit, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

 "Vitin e kaluar nga mjetet personale të Klinikës është furnizuar  aparati laparoskopik më i avancuar në vlerë prej mbi 12 milionë denarë. Aparati laparoskopik përbëhet nga një monitor mjekësor me cilësi të lartë, një video procesor shumë të specializuar, një kamerë me fokus automatik të vazhdueshëm dhe fotografi fluoreshent. Klinika Universitare për Kirurgjinë e Fëmijëve është e pajisur me kuadër të trajnuar për këtë lloj ndërhyrjeje dhe deri më tani janë kryer rreth 40 ndërhyrje laparoskopike në muaj. Me furnizimin e këtij aparati modern do të rritet numri i ndërhyrjeve dhe pritet që në vit të kryhen mbi 800", thuhet në deklaratën me shkrim të Demirit.

 

 

Ai  shprehu kënaqësi  me investimet e realizuara, të cilat nënkuptojnë përmirësimin e kujdesit shëndetësor të pacientëve më të rinj. 

Në takim, Demiri theksoi se në bashkëpunim të përbashkët me Ministrinë vazhdojnë aktivitetet për forcimin e mbrojtjes shëndetësore. 

Foto: Ministria e Shlndetësisë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR