• e hënë, 23 dhjetor 2024

Delegacioni qeveritar vendosi lule para përmendores së Shën Klimentit të Ohrit në Shkup

Delegacioni qeveritar vendosi lule para përmendores së Shën Klimentit të Ohrit në Shkup

Shkup, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski vendosi lule para përmendores së shën Klimentit të Ohrit në platonë e Bibliotekës popullroe universitare "Shën Klimenti i Ohrit" në Ohër.

Në përbërje të delegacionit ishin Viktoria Avramovska Madiq, zëvendësministre e Drejtësisë, dhe Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Para përmendores lule vendosën edhe delegacione nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Armata e Republikës së Maqedonisë, nga Lidhja e luftëtarëve nga Lufta nacionalçlirimtare dhe antifashiste e Maqedonisë, prëfaqësues të korit diplomatik, të partive parlamentare politike dhe shoqatave të qytetarëve.

Nderimet para përmendores së Shën Klimentit i paraprijnë ngjarjes solemne me rastin e festës shtetërore që i kushtohet, e që do të mbahet në bibliotekë me fjalim të kryeministrit Kovaçevski. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR