• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Delegacioni qeveritar vendosi lule në varrezat partizane në Butel me rastin e Ditës së Armatës

Delegacioni qeveritar vendosi lule në varrezat partizane në Butel me rastin e Ditës së Armatës

 Shkup, 18 gusht 2023 (MIA) - Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska dhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski, sot vendosi lule në varrezat partizane në Butel, në varrezat e gjeneralit Mihajlo Apostolski dhe presidentëve të ndjerë të shtetit dhe komandantë suprem të Armatës, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, me rastin e Ditës së Armatës.

 

Në këtë ditë të vitit 1943, në malin e Sllavej u formua çeta e parë partizane, batalioni "Mirçe Acev", si njësi e parë ushtarake e rregullt në Luftën Nacionalçlirimtare, që u shndërrua në ushtri çlirimtare dhe u bë pjesë e themeleve të shtetit.

 

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është një institucion në të cilin qytetarët kanë besimin më të lartë dhe që vazhdimisht demonstron profesionalizëm dhe gatishmëri në veprimet e saj sipas standardeve të NATO-s. Ajo kontribuon në mënyrë aktive në përballjen  me sfidat bashkëkohore dhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale përmes pjesëmarrjes në misionet ndërkombëtare të paqes.

 

QËNDRONI TË LIDHUR