Delegacioni i Letonisë për vizitë në Kuvend
- Delegacioni i Letonisë i udhëhequr nga Ingrida Levrens, zëvendës sekretare shtetërore për Çështje Evropiane dhe shefe e Drejtorisë së BE-së sot do ta vizitojë Kuvendin.
- Post By Sara Ademi
- 07:34, 26 shtator, 2024

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Delegacioni i Letonisë i udhëhequr nga Ingrida Levrens, zëvendës sekretare shtetërore për Çështje Evropiane dhe shefe e Drejtorisë së BE-së sot do ta vizitojë Kuvendin.
Siç informon shërbimi për shtyp i Kuvendit, Levrens do të takohet me nënkryetarin e Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështje evropiane Antonio Milloshoski dhe me kryetaren e Grupit të deputetëve të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentet e vendeve baltike Monika Zajkova. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s