• e diel, 22 dhjetor 2024

Deklarata e kandidatit për president, Stevo Pendarovski

Deklarata e kandidatit për president, Stevo Pendarovski

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Presidenti aktual i shtetit dhe kandidati për mandat të dytë Stevo Pendarovski sot votoi në vendvotimin 2489 në BL Autokomandë në Komunën e Gazi Babës. 

"Zgjedhjet po mbahen në atmosferë të qetë, të paktën në orët e para të ditës zgjedhore. Unë shpresoj se kështu edhe do të mbarojnë, siç i ngjanë një shteti, i cili tashmë tre dekada e gjysmë është në demokraci. Ka informacione se në disa vende, në disa komuna, në disa njësi zgjedhore ka tentativa për bojkot zgjedhor, do të thotë për mospranimin e fletvotimit të dytë për president. Nëse këto informata janë të sakta, unë do të doja t'i dënoja paraprakisht, sepse mendoj se nuk i takon një demokracie nëse e drejta për të zgjedhur u kufizohet njerëzve që kanë ardhur në vendvotim, kushdo që ka ardhur në vendvotim, duhet të vendosë me vullnetin e tij nëse do të votojë në të dyja zgjedhjet apo në njërën zgjedhje", deklaroi pas votimit Pendarovski. 

Tani për tani, siç tha, këto janë informata të cilat nuk janë konfirmuar.

"Nëse konfirmohen kjo nuk do flet mirë për gjendjen e demokracisë në vend. Unë shpresoj se deri në fund të ditës do të jetë qetë. Procesi do të jetë transparent dhe të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor dhe pas përfundimit të votimit në orën 19:00 do të presin numërimin e rezultateve dhe do të urojnë fituesit e zgjedhjeve", tha Pendarovski. 

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Pendarovski tha se sipas vlerësimit të tij, do të ketë 40 për qind dalje në raundin e dytë. 

"Kjo mendoj është detyrim kushtetues dhe ligjor. Vlerësimi im është se do të ketë 40 për qind dhe kjo nuk do të duhet të jetë problem. Nëse do t'u lejohej të gjithë votuesve lirshëm të shprehin vullnetin e tyre votues. Nëse bëhet kështu siç dëgjoj se po bëhet në disa pjesë të vendit, përveç se nuk është demokratike, atëherë vjen në pyetje nëse do të arrijmë deri te 40 përqindëshi. Por, edhe nëse ka pengesa të organizuara të këtij lloji të procesit zgjedhor, nëse ka, them, unë mendoj se në fund të ditës do të ketë sigurisht 40 për qind", deklaroi Pendarovski. qa/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR