• e diel, 22 dhjetor 2024

Debat "Roli dhe ndikimi i religjionit në shoqërinë bashkëkohore"

Debat

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Fakulteti filozokik pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup sot organizon debat me temën "Roli dhe ndikimi i religjionit në shoqërinë bashkëkohore".

Sipas oganizatorëve, në suaza rajonale, por edhe evropiane, interesi i shkencës dhe studiuesve për dhe rreth Republikës së Maqedonisë së Veriut është i fokusuar, para së gjithash, në karakteristikat multietnike të shoqërisë së vendit. Krahas asaj, shteti jonë është multiregjioz, që, siç theksojnë, paraqet edhe një karakteristikë të saj të rëndësishme.

"Koncepti i shtetit multireligjioz është i përshtatshëm për mundësitë e vendit, duke pasur parasysh se multikonfesionalizmi edhe nga historia, por dhe nga pikëpamja bashkëkohore paraqet karakteristikë të rëndësishme të shoqërisë së vendit që ndikon në proceset dhe formëson zhvillimin e shtetit. Duke pasur parasysh fokusimin drejt konceptit multietnik në disa dekadat e fundit, aspekti multireligjioz i shoqërisë së vendit shpesh është anashkaluar, edhe pse ndonjëherë përmendet si një faktor i caktuar impakti, por, me atë rast pa u analizuar seriozisht shkalla e ndikimit të fesë në proceset sociale", thuhet në kumtesë.

Cili është roli i Kishës në shoqërinë bashkëkohore, zhvillimet gjeopolitike dhe një shtet pluralist, në periudhën e konflikteve dhe përplasjeve, është një nga pyetjet që do të diskutohet në debatin që do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit filozofik.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR