Debati në kuvend për Propozim vendimin për shpërndarje të mjeteve mes shfrytëzuesve të buxhetit
- - Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot vazhdoi me punë për seancën e 126-të plenare me shqyrtimin e Propozim vendimit për shpërndarje të mjeteve mes shfrytëzuesve të buxhetit.
- Post By Fitore Curri
- 15:00, 29 shtator, 2023
![Debati në kuvend për Propozim vendimin për shpërndarje të mjeteve mes shfrytëzuesve të buxhetit](https://mia.mk/images/20230929150030_big_730x400_9.webp )
Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot vazhdoi me punë për seancën e 126-të plenare me shqyrtimin e Propozim vendimit për shpërndarje të mjeteve mes shfrytëzuesve të buxhetit.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi në fjalën e tij theksoi se qëllimi kryesor i Propozim vendimit është shpërndarja e kërkesave që dalin nga sindikatat, ku është paraparë rritja e pagave të punëtorëve në sektorin publik për 10 për qind, përfshirë këtu edhe pagesë për muajin shtator dhe në fund të vitit 10.000 denarë K-15, që është pjesë e Marrëveshjes Kolektive, si dhe mjete për rritje të dytë prej 6 për qind për pensionistët, sipas ligjit. Ai shtoi se këtë vit është prezantuar Metodologjia për rritjen e mjeteve për transferet sociale në subvencione. Gjithashtu mbështetja që u jepet kompanive vendase dhe të huaja, për kujdesin shëndetësor, pra për barnat për pacientët me fibrozë cistike dhe diabet.
"Vlera e kësaj zhvendosjeje është rreth 300 milionë euro dhe pa rritur deficitin që ishte parashikuar në fillim të këtij viti. Implikimet fiskale të këtyre ndryshimeve janë për pagesën e pagave të rritura në muajin tetor, nëntor dhe dhjetor për të gjithë të punësuarit në administratën publike, për të cilat janë paraparë 4,25 miliardë denarë, për pensionet e rritura prej 6 për qind për pensionistët, 3,5 miliardë denarë janë siguruar, 1,8 miliardë për përkrahje të kompanive vendore dhe të huaja, 800 milionë denarë për subvencione, 600 milionë denarë për pagesën e të drejtave sociale për ndihmën minimale të garantuar, 290 milionë denarë për rritjen e shumës së ushqimeve të studentëve dhe bursave për nxënës dhe studentë, 260 milionë euro për përkthim, shtypje dhe blerje të teksteve për arsimin fillor dhe të mesëm, 110 milionë denarë për luftimin e murtajës afrikane, 100 milionë denarë për blerjen e ilaçit 'Trikafta' për 55 pacientë, si dhe 20 milionë denarë për sensorë digjitalë për matjen e diabetit", tha ministri i Financave.
Ai theksoi se që të bëhet kjo zhvendosje kjo është bërë nga shkallë ku ka dinamikë më të vogël të realizimit, me kursime dhe të ardhura të rritura nga kontributetet.
Ministri Besimi theksoi se ajo që është me rëndësi është që gjatë debatit në komision në lidhje me këtë zhvendosje të mjeteve janë pranuar disa amandamente - gjashtë amandamente nga shumica dhe dy amandamente nga opozita.
"Garantojmë se gjatë këtij viti Buxheti do të jetë likuid dhe do të servisohen detyrimet për pagesën e pagave, pensioneve dhe detyrimeve të tjera, si dhe mjeteve për përballje me sfidat nga kriza", tha Besimi.
Sipas deputetit Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE, në lidhje me Propozim vendimin vlerëson se është praktikisht një ribalancim klasik i buxhetit, vetëm me afate të shkurtuara, me qëllim që të fshihet nga opinioni ekonomia e rrënuar dhe tendenca e dukshme politike e shumicës së qeverisë t'i bllokojë komunat në zhvillimin e tyre, si dhe të bëjë buxhet që do t'i përgjigjet vetëm sjelljes aktuale, thotë ai në vitet e fundit, dhe kjo është dhënia e tenderëve dhe kontratave në katër sy që do të mirëpritet nga Piksel Grup, Eurovia, Soravia.
Në pjesën e komunave, Stojanovski tha se Qeveria shkurton rreth 100 milionë denarë shtesa kapitale për komunat për projekte dhe nuk dëshiron të tërheqë para nga huatë, për çka do të paguajë kamata vetëm që të mos u ndihmojë komunave.
Ministri Besimi replikoi se me këtë vendim nuk do të ketë rritje të deficitit, ndërsa do të përgjigjet për të gjitha nevojat të cilat rrjedhën nga kjo.
Deputeti nga LSDM, Dime Velkovski i replikoi Stojanovskit se nuk ka të drejtë kur thotë se këto mjete financiare nuk do t'i marrin as qytetarët e as biznesi.
Në pjesën e problematikës sociale, shtoi ai, gjithashtu janë locuar plus para nga Buxheti për vitin 2023, 600 milionë denarë, mjete shtesë ka edhe në pjesën e biznesit, në një pjesë të subvencioneve energjetike, në pjesën e kompanive vendore, në pjesën e kompanive të huaja për të cilat vazhdohet subvencionimi e gjithë kjo me qëllim që të kemi prodhimtari më të madhe. fc/