Nesër ose më së voni pasnesër Ministria e Ekonomisë duhet ta dorëzojë Propozim-vendimin për kufizimin e marzhave
- – Ministria e Ekonomisë nesër ose më së voni pasnesër duhet ta dorëzojë Propozim-vendimin për kufizimin e marzhave të produkteve ushqimore bazë deri në Qeveri.
- Post By Fitore Curri
- 20:25, 11 shkurt, 2025

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) – Ministria e Ekonomisë nesër ose më së voni pasnesër duhet ta dorëzojë Propozim-vendimin për kufizimin e marzhave të produkteve ushqimore bazë deri në Qeveri.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sonte deklaroi se do të përfshihen produktet nga shporta konsumatore e vjeshtës të plotësuara me produkte joushqimore te të cilat janë rritur marzhat.
“Do të ketë rreth 100 grupe të produkteve. Do të shtohen edhe produkte joushqimore sepse analiza e Inspektoratit Shtetëror të Tregut tregoi se ka produkte të tilla ku është rritur marzha. Vendimi do të vlejë deri më 30 prill dhe do të përfshihen të dy festat – Pashkët dhe Ramazani”, tha Durmishi në ditarin qendror në televizionin “Sitel”.
Durmishi theksoi se analiza e Inspektoratit Shtetëror të Tregut tregon se tregtarët me pakicë kanë shfrytëzuar marzha prej 5 deri 20 për qind te produktet ushqimore bazë dhe prej 20 deri 30 për qind marzhë bruto të fitimit te produktet joushqimore jo bazë.
Paralajmëroi se nesër ose pasnesër do të mbahet edhe takimi me institucionet kompetente në të cilin do të bisedohet për masat të cilat do të kishin efekt më afatgjatë.
Mbetet në qëndrimin se shporta e vitit të ri ka dhënë efekte, por se ka pasur tregtarë dhe distributorë të cilët kanë bërë mashtrime me rritjen e çmimeve të atyre produkteve që nuk ishin pjesë e shportës së vitit të ri. “Domethënë jo se shporta e vitit të ri nuk ka dhënë efekte, por jo siç pritëm ne”, tha Durmishi. fc/
Fotografia: Printskrin