Durmishi: Deri në fund të këtij muaji duhet të jetë e gatshme metodologjia e re për shportën konsumatore
- – Më së voni deri në fund të këtij muaji duhet të jetë e gatshme metodologjia e re për llogaritjen e shpenzimeve minimale për një familje, paralajmëron ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
- Post By Fitore Curri
- 21:34, 11 shkurt, 2025

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) – Më së voni deri në fund të këtij muaji duhet të jetë e gatshme metodologjia e re për llogaritjen e shpenzimeve minimale për një familje, paralajmëron ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
Ai sonte për televizionin “Sitel” deklaroi se në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dje është mbajtur një takim, por se do të vijojnë edhe disa pas çka metodologjia e re do të prezantohet në mbledhjen e Këshillit Ekonomik-Social. Sipas Durmishit, në shportën konsumatore sindikale ka produkte të cilat nuk duhet të jenë pjesë e shportës themelore konsumatore.
“Dje patëm takim në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës ku ishin përfaqësues nga Ministria e Financave dhe e Bujqësisë, nga Doganat, Enti Shtetëror i Statistikave dhe Inspektorati i Tregut. Ishte takimi i parë për të krijuar një metodologji të re për matjen e shportës minimale të konsumatorit sepse në shportën e konsumit të sindikatës ka produkte që nuk e kanë vendin aty. Kanë shumë produkte të cilat nuk shpenzohen, që vendosen aty si neskafeja dhe çmimet janë marrë nga blerjet onllajn. Duhet të merren çmimet nga tre marketet dhe të merret një çmim mesatar”, tha Durmishi.
Për pagën minimale për të cilin në mars duhet të ketë harmonizim, Durmishi thotë se ajo do të rritet në bazë të ligjit, ndërsa nëse sindikatat duan vlerë tjetër të pagës minimale duhet të merren vesh me punëdhënësit, ndërsa Qeveria do ta mbështesë atë zgjidhje, por do të duhet të shihen edhe implikimet financiare.
Lidhur me ndryshimet e Ligjit për të dielën ditë jopune, Durmishi thotë se disa veprimtarive duhet tu lejohet të punojnë të dielën, por jo në tërësi të hiqet e diela si ditë jopune.
“Për shkak se disa sindikata e kanë humbur të drejtën e përfaqësimit, domethënë duhet të shtohen sindikata të reja që do të jenë përfaqësuese, ne nuk patëm asnjë bazë për të marrë vendim në mbledhjen e fundit sindikaliste. Derisa të vendoset se cilët do të jenë sindikatat e reja që do të jenë përfaqësuese nuk mund të marrim një vendim”, tha Durmishi. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s