• e premte, 04 tetor 2024

Debat "Përballja me rreziqet" - globalizimi dhe përforcimi i politikës së jashtme evropiane

Debat

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Fondacioni Konrad Adenauer, Qendra për studime evropiane, Villfrid Martens nga Brukseli në bashkëpunim me Fakultetin Juridik "Justiniani i parë" dhe Akademinë për integrime evropiane nga Shkupi, në kuadër të Katedrës së sivjetme Adenauer, sot organizojnë panel diskutim me temën "Përballja me rreziqet" - globalizimi dhe përforcimi i politikës së jashtme evropiane. 

Panel diskutimi do të mbahet në leximoren e Fakultetit Juridik "Justiniani i parë" - Shkup, ndërsa fjalime do të mbajnë Peter Baer - deputet në Bungestagun gjerman, Viktorija Trajkov - zëvendësministër për çështje evropiane, Gordan Georgiev nga Forumi për politika të arsyeshme dhe profesorët universitar Hristina Runçeva Tasev dhe Vasko Naumovski.

Katedra Adenauer është një platformë shkencore-arsimore në të cikën studentë, ekspertë, përfaqësues të komunitetit akademik, si dhe bartës të funksioneve politike diskutojnë dhe ndajnë pikëpamjet e tyre mbi temat aktuale nga fusha e Bashkimit Evropian, sfidat e përgjithshme me të cilat përballet kontinenti evropian, si dhe për tema që kanë të bëjnë me zgjerimin e BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. ls/

Foto: Printskrin 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR