• e enjte, 02 janar 2025

Gashi për rastin Grubi: Kjo është punë e organeve të rendit

Gashi për rastin Grubi: Kjo është punë e organeve të rendit

Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Marrëdhëniet ndëretnike në vendin tonë janë të brishta që nga pavarësia e vendit dhe duhet t'u kushtohet gjithmonë vëmendje e madhe këtyre temave. Unë jam përkrahës i madh i idesë për afrimin e popujve tanë, për forcimin e marrëdhënieve ndëretnike, prandaj duhet të punojmë të gjithë së bashku në atë aspekt, deklaroi sonte kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

I pyetur nëse sipas tij kanë përfunduar skenarët e këqija që parashikohen, Gashi në intervistën për Kanal 5 ka thënë se janë të brishta, por nuk mund të thoni asnjëherë se kanë mbaruar”.

Rreth asaj nëse ka informacione se ku ndodhet ish zëvendëskryeministri Artan Grubi, Gashi thotë se nuk merret me atë çështje. Po përpiqem të abstrahoj veten nga politika ditore. Kjo është punë e organeve të rendit. Dje pashë një deklaratë të liderit të tyre se ai e di dhe mendoj se duhet të thirret së shpejti, të pyetet se ku është dhe të ndërmerren masa dhe të thirret dhe të vijë të përgjigjet para organeve të rendit", ka thënë Gashi.

Për atë se kush është fajtor për arratisjen e Grubit dhe ku duhet të locohet përgjegjësia, ai tha se “nëse na ndodhë disa herë duhet të shohim se çfarë ndodhë”. "Fatkeqësisht në transferimin e pushtetit ende shumë poste mbajnë njerëz që i përkasin atyre proveniencave politike, kështu që kur i ke informacionet rrjedhin, atëherë nga pikëpamja politike nuk mund ta parandalosh. Nëse ka ndonjë problem ligjor, atëherë mendoj se duhet të shohim dhe pushteti duhet të shohë se ku është problemi, nëse është gabuar diçka dhe ata që kanë gabuar të mbajnë përgjegjësi", ka thënë Gashi.

Lidhur me dorëheqjen që BDI e kërkon nga ai, Gashi deklaroi se realisht nuk dëshiron të debatojë me ta. "Po përpiqem të ndërtoj një model politikani që flet me ndershmëri dhe i thotë gjërat ashtu siç janë", ka thënë ai.

I pyetur nëse është e vërtetë që Koalicioni “VLEN” i ka bërë presion VMRO-DPMNE-së për tërheqjen e ndryshimeve në Ligjet për arsim, Gashi ka thënë se është biseduar.

"Diskutohet për çdo temë, ku është normale të përmirësohet diçka, të tërhiqet, të bëhet vlerësim në drejtim të përmirësimit të ligjeve. Nuk ka presione ndaj njëri-tjetrit. Por fakt është se është biseduar nga ana jonë dhe është kuptuar se disa gjëra mund të rregullohen", ka sqaruar Gashi.

I pyetur se cilat janë gjasat që ndryshimet kushtetuese të ndodhin në vitin 2025, Gashi tha se në programin e tyre parazgjedhor nuk ka qenë kërkesë. "Kjo është përmendur në disa deklarata, por në programin parazgjedhor të koalicionit “VLEN” nuk ka qenë ai kusht. Ne thamë se do të bëjmë përpjekje që ndryshimet të bëhen sa më shpejt. Këtë po e bëjmë. Sot si shumicë kemi qëndrim të përbashkët për këtë, po mundohemi të krijojmë garanci dhe mendojmë se do ta sigurojmë edhe procesin, ndaj nëse ndodh që pas ndryshimeve kushtetuese të kemi një veto tjetër të bazuar në çështjet etnike dhe identitare, kjo mund ta rrezikojë procesin e vazhdimit të procesit të integrimit të vendit tonë në BE", ka thënë Gashi. Ai shtoi se pret që ndryshimet kushtetuese të ndodhin sa më shpejt, por, siç tha, përsëri them se varet nga disa faktorë politikë.

Foto: printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR