MPB-ja shpall fletëarrest ndërkombëtar për Vasko Kovaçevskin
- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sonte ka shpallur urdhërarrest ndërkombëtar për ish drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski.
- Post By Fami Bajrami
- 22:38, 30 dhjetor, 2024
Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sonte ka shpallur urdhërarrest ndërkombëtar për ish drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski.
Urdhërarresti me fotografinë e Kovaçevskit është publikuar në faqen e MPB-së.
"Kovaçevski kërkohet me fletëarrest ndërkombëtar të lëshuar nga PTHP NKOK Shkup me Urdhër nr. 108/24 datë 30.12.2024. Personi është nën hetim për vepër penale të kryer nga neni 353-c paragrafi 2, paragrafi 1 i Kodit penal të RVM-së", thuhet në urdhërarrest.
PTHP NKOK sot ka lëshuar urdhër për urdhërarrest dhe ka propozuar paraburgim për Vasko Kovaçevskin. Gjyqtari i procedurës paraprake pranoi propozimin e Prokurorisë dhe caktoi masën e paraburgimit prej tetë ditësh për ish drejtorin e SHA EMV Vasko Kovaçevski i cili është i pakapshëm për organet e përndjekjes, ndërsa dyshohet për përvetësim të 6,5 milionë eurove. Duke zbatuar dispozitat e Ligjit për Procedurën penale, prokurorët publikë përkatës deri në MPB, siç njoftojnë nga PPRMV, kanë dorëzuar edhe një urdhër për lëshimin e një urdhri kombëtar dhe deklaratë për përndjekje ndërkombëtare për të dyshuarin.
Foto: printskrin/MPB