• e martë, 24 dhjetor 2024

De Rosi për duelin me Alonson në LE: E respektoj që kur ishte lojtar

De Rosi për duelin me Alonson në LE: E respektoj që kur ishte lojtar

Romë, 19 prill 2024 (MIA) - Trajneri i Romës, Daniele de Rosi ka komentuar fitoren e madhe të skuadrës së tij me rezultat 2:1 ndaj Milanit me çka edhe zyrtarisht kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Trajneri i cili së fundi mori ekipin e parë, vazhdon të bëjë mrekulli dhe mbrëmë ka vlerësuar lojtarët e tij.

"Për ta mundur këtë Milan na duhet aftësi. Kur mbetëm me 10 lojtarë, duhej të luanim me intensitet, por me inteligjencë dhe njohuri taktike. Vetëm vrapimi nuk mjafton. Jam shumë krenar që drejtoj një ekip të tillë. Nuk ishte e lehtë sepse Milani është një ekip shumë i fuqishëm që luan futboll të mirë. Pardje pamë se edhe Real Madridi nuk ishte aktiv dhe u mbrojt dhe e bëmë të njëjtën gjë kur ishte momenti i duhur për këtë", tha De Rosi.

Romakët në fazën gjysmëfinale do të luajnë kundër skuadrës së Bajer Leverkuzenit në një reprizë të ndeshjes nga e njëjta fazë e turneut të sezonit të kaluar, kur ata arritën deri te suksesi.

"Ndoshta duan të hakmerren për vitin e kaluar kur i mundëm. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por si duket nuk na konsiderojnë si favoritë. Ndoshta dikush e priste Milanin në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës. Kam respekt të madh për Çabi Alonson që kur ishte lojtar", shton De Rosi.

Ndeshja e parë është më 2 maj (e enjte), ndërsa ndeshja kthyese një javë më vonë më 9 maj (e enjte).

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR