• e enjte, 20 shkurt 2025

De Kersmaker: Nuk është e mundur zgjidhje për Ukrainën pa Kievin dhe pa BE-në

De Kersmaker: Nuk është e mundur zgjidhje për Ukrainën pa Kievin dhe pa BE-në

Bruksel, 18 shkurt 2025 (MIA) - Në momentin e tashëm të fillimit të procesit jashtëzakonisht të rëndësishëm paqësor për Ukrainën, është fakt se nuk është e mundur zgjidhja pa Ukrainën dhe pa Bashkimin Evropian, porositi sot zëvendësi i zëdhënësit kryesor të Komisionit evropian, Stefan de Kersmaker.

"Mendoj se është shumë e qartë se cili është vendi i Ukrainës dhe Bashkimit Evropian në këtë proces. Nuk mund të ketë paqe të drejtë dhe të përhershme për Ukrainën pa Ukrainën dhe nuk mund të ketë paqe të drejtë dhe të përhershme për Ukrainën pa BE-në. Kjo është çështje që i përket sigurisë së Ukrianës dhe Bashkimit Evropian dhe me partnerët tanë punojmë drejt arritjes së paqes së drejtë dhe të përhershme", tha De Kersmeker, në përgjigje të pyetjes për qëndrimin e BE-së lidhur me porositë se nuk ka vend për Unionin në tryezën negociuese për prëfundimin e konfliktit në Ukrainë.

Sipas tij, në takimet e ndryshme në të cilat flitet për Ukrainën, në të cilat marrin pjesë edhe përfaqësues të BE-së, duhet të shihen so pjesë e procesit për negociata paqësore.

Ai potencoi se në kumtimin pas takimit të djeshëm me disa nga liderët evropianë në Paris, kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen dhe kryetari i Këshillit evropian, Antonio Koshta u obliguan për mbështetje të vazhdueshme dhe stabile për Ukrainën, gjithnjë derisa  nuk arrihet paqe gjithpërfshirëse dhe e përhershme.

Zëdhënësja e KE-së për punë të jashtme dhe të sigurisë Anita Hiper, nga ana e vet, theksoi se Rusia është agresore në Ukrainë dhe ajo duhet të paguajë për atë që ka bërë, ndërkaq që të sigurohet kjo nevojitet përforcim i pozicionit ukrainas. ab/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR