• e enjte, 14 nëntor 2024

David Silva ka njoftuar se po pensionohet

David Silva ka njoftuar se  po pensionohet

 Madrid, 27 korrik 2023 (MIA) – Mesfushori i Real Sosiedad, David Silva, ka njoftuar se do të tërhiqet nga futubolli profesional.  Tridhjetë e shtatë vjeçari spanjoll  përmes rrjeteve sociale e bëri të ditur vendimin e tij për pensionim.

Silva është në Real Sosiedad që nga viti 2020. Për ekipin ka luajtur 93 ndeshje, duke shënuar shtatë gola dhe 18 asistime.

 Mesfushori paraprakisht ka luajtur për Mançester Siti, Selta, Eibar dhe Valensia. Katër herë ka fituar kampionatin anglez, dy herë Kupën kombëtare, tre herë Superkupën dhe pesë herë Kupën e Ligës së Anglisë. Dy herë e fitoi edhe Kupën e Spanjës.

 Përveç kësaj, Silva ka 35 gola në 125 ndeshje për Spanjën. Me kombëtaren u bë kampion bote (2010) dhe dy herë e fitoi Kampionatin Evropian (2008, 2012).

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR