• e hënë, 23 dhjetor 2024

DAP: Përmes masës TVSH-ja ime deri tani janë kthyer 7,3 miliardë denarë

DAP: Përmes masës TVSH-ja ime deri tani janë kthyer 7,3 miliardë denarë

Shkup, 11 gusht 2-23 (MIA) - Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) ka bërë pagesën e mjeteve nga TVSH-ja ime, për tremujorin e dytë të këtij viti, ku qytetarëve që kanë bërë skanimin e llogarive fiskale në muajt prill, maj dhe qershor  u janë paguar gjithsej 707.246.087,00 denarë. Siç thonë nga DAP, përmes projektit TVSH-ja Ime i cili filloi më 1 korrik të vitit 2019, deri më tani qytetarëve u janë kthyer 7,3 miliardë denarë.

"Në ditët në vijim do të bëhet pagesa për ata përdorues të aplikacionit që kanë bërë ndryshime në llogarinë e tyre të transaksionit. Në këtë tremujor të dytë, 13.402 qytetarë janë përdorues të rinj të aplikacionit TVSH-ja Ime", informojnë nga DAP.

Sipas analizave të tyre, mbi 530 mijë qytetarë kanë skanuar 86,9 milionë llogari fiskale në prill, maj dhe qershor të këtij viti me një qarkullim prej 54,2 miliardë denarë.

"Drejtoria e të Ardhurave Publike apelon te qytetarët që janë përdorues të aplikacionit TVSH-ja Ime që të fusin të dhëna të sakta për të kryer pagesën në kohë. Arsyet më të zakonshme pse nuk kryhet pagesa janë: llogaria e transaksionit e futur gabimisht, llogaria e transaksionit të një personi tjetër nga përdoruesi i aplikacionit, ose futja e numrit të kartës së pagesës në vend të numrit të llogarisë së transaksionit, llogaria tashmë e mbyllur ose aspak e vendOsur", thonë nga DAP dhe shtojnë se projekti TVSH-ja Ime zbatohet me sukses dhe realizon me sukses dy qëllimet kryesore: kthimin e parave tek qytetarët dhe zbulimin e ekonomisë gri.

Ata rikujtojnë se nga 1 janari i këtij viti  nga 1.800 në 2.100 denarë është rritur kufiri për shumën më të lartë të rimbursimit të një pjese të TVSH-së të shprehur në llogaritë fiskale për një tremujor për shfrytëzues. sa/

Foto: DAP

QËNDRONI TË LIDHUR