• e premte, 22 nëntor 2024

Dalja në Strugë deri në orën 11 për zgjedhjet presidenciale 7 për qind, ndërsa ato parlamentare 9 për qind, në Vevçan 21 për qind

Dalja në Strugë deri në orën 11 për  zgjedhjet presidenciale 7 për qind, ndërsa ato parlamentare 9 për qind, në Vevçan 21 për qind

 Strugë, 8 maj 2024 (MIA)  - Për zgjedhjet parlamentare në Strugë dhe rrethinë deri në orën 11 dalja është nëntë për qind, ndërsa për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale shtatë për qind, informoi për MIA-n kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Minir Zhuta.

 Në Vevçan, sipas kryetares së KKZ-së, Mençe Kukoska, kanë votuar 21,06 për qind nga gjithsej të regjistruarit në listën e vetme zgjedhore.

 "Në tri vendvotime në Vevçan të gjithë qytetarët që kanë dalë kanë votuar edhe për të dyja listat, për kryetar dhe për deputetë", tha Kukoska.

Në të dyja komunat, siç theksuan kryetarët e KKZ-ve, votimi po vazhdon rrjedhshëm, pa shkelje.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR