Dafi: Administrata e Trampit do ta mbyll tërë hapësirën ajrore amerikane nëse vlerëson se është e pasigurtë
- Sekretari amerikan i Komunikacionit, Xhon Dafi, sot deklaroi se administrata e presidentit Donald Tramp do të mbyll të gjithë hapësirën ajrore të SHBA-së nëse vlerësohet se bllokaa vijuese e qeverisë paraqet rrezik shumë të madh për sigurinë e udhëtimeve.
- Post By Besnik Shuki
- 18:17, 3 nëntor, 2025
Uashington, 3 nëntor 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Komunikacionit, Xhon Dafi, sot deklaroi se administrata e presidentit Donald Tramp do të mbyll të gjithë hapësirën ajrore të SHBA-së nëse vlerësohet se bllokaa vijuese e qeverisë paraqet rrezik shumë të madh për sigurinë e udhëtimeve.
"Ne do ta mbyllim tërë hapësirën ajrore nëse vlerësojmë se situata është e pasigurt. Nuk do t'i lejojmë njerëzit të udhëtojnë. Ende nuk kemi arritur deri aty. Deri tani, ka pasur vonesa të konsiderueshme të fluturimeve", tha Dafi për CNBC, duke shtuar se "sigurisht që ka rrezik në rritje" gjatë bllokadës së vazhdueshme.
Dafi gjithashtu tha se nuk ka ndërmend të pushojë nga puna kontrollorët e trafikut ajror, që janë në pushim mjekësor.
"Ata po tentojnë të mbështesin familjet e tyre. Do t'u kërkoja të gjithëve të kthehen në punë", shtoi ai.
Numri në rritje i kontrollorëve të trafikut ajror që mungojnë gjatë bllokafës 34-ditore të qeverisë ka çuar në vonesa të mëdha në aeroportet e SHBA-së.
Drejtori ekzekutiv i United Airlines, Skot Kirbi, javën e kaluar tha se mbyllja e vazhdueshme po ndikon në rezervimet e fluturimeve dhe se kompania ishte e shqetësuar për shkak të afrimit të sezonit të festave.
Mbyllja e fluturimeve ka detyruar 13.000 kontrollorë të trafikut ajror dhe 50.000 punonjës të Agjencisë së sigurisë së transportit të punojnë pa pagesë, duke ndërlikuar punën e dhjetëra mijë fluturimeve. bsh/
Foto: EPA