• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dënohen 96 shoferë në Shkup

Dënohen 96 shoferë në Shkup

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 96 sanksione,  prej të cilave trembëdhjetë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tri gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë.

Siç bëri të ditur MPB, kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

"Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", thuhet në kumtesë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR