• e premte, 28 qershor 2024

Dënohen 94 shoferë në territorin e komunës Manastir

Dënohen 94 shoferë në territorin e komunës Manastir

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Gjithsej 94 shoferë janë dënuar gjatë kontrollit të kryer gjatë ditës së djeshme nga ora 11:30 deri në orën 17:30, në territorin e komunës Manastir.

Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, në kontrollin sanksionimin e shoferëve të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rregulloret në trafikun rrugor, 28 shoferë ishin pa patentë shoferë, dy sanksione për skadimin e afatit të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit, nëntë masa për mosposedimin e vërtetimit mjekësor për shoferët e qarkullimit publik.

"Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat e duhura. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", theksohet në kumtesën e MPB-së. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR