• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bytyqi: Zgjedhjet do të jenë të rregullta, të gjitha partitë që janë të hapura mund të bashkohen

Bytyqi: Zgjedhjet do të jenë të rregullta, të gjitha partitë që janë të hapura mund të bashkohen

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA)  -   Zgjedhjet do të jenë të rregullta, kemi qëndrim të njëjtë edhe në parti edhe në koalicion, tha sonte nënkryetari i LSDM-së dhe zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Sipas tij, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të jenë të ndara, ndërsa për të mirën e vendit mund të bisedohet për terminet.

Siç theksoi Bytyqi në lajmet në TV Alsat M, të gjitha partitë që janë të hapura mund të bashkohen ose në lista të përbashkëta ose në një frymë të përbashkët për një të ardhme më të mirë evropiane të shtetit. 

 "Në të kaluarën kemi dëshmuar se kemi një kapacitet të gjerë koalicioni edhe me parti të ndryshme. Edhe zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2020 ishin në një frymë të tillë. Tani e quajmë front evropian. Të gjitha partitë që janë të hapura mund të bashkohen ose në lista të përbashkëta ose në një frymë të përbashkët për një të ardhme më të mirë evropiane të vendit, thekso Bytyqi.

Foto: LSDM 

 

QËNDRONI TË LIDHUR