• e diel, 22 dhjetor 2024

Bytyqi për emërimin e Grubit koordinator të Korridorit 8: Është detyrë e re që i jepet njërit nga zëvendëskryeministrat

Bytyqi për emërimin e Grubit koordinator të Korridorit 8: Është detyrë e re që i jepet njërit nga zëvendëskryeministrat

Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Jemi të pajtimit se projektet infrastrukturore realizohen mjaft dobët dhe duhet të mblidhen të gjitha forcat, nuk ka prapavijë tjetër. Kështu zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sonte e sqaroi emërimin e Artan Grubit koordinator të ndërtimit të Korridorit 8.

Siç tha Bytyqi në pjesëmarrjen "vin - vin", kjo është detyrë e re që i jepet njërit prej zëvendëskryeministrave që të ndihmohen disa procese të caktuara, edhe pse kompetenca primare për të gjitha projektet infrastrukturore është në Ministrinë e Transportit.

"Jemi të pajtimit se projektet infrastrukturore realizohen dobët dhe duhet të mblidhen të gjitha forcat, nuk ka prapavijë tjetër. Jo vetëm Grubi, por secili nga ministrat që dëshiron të ndihmojë që të përshpejtohen disa aktivitete të caktuara kyçe për qytetarët, mund të propozohet që të marrë një pjesë të angazhimeve. Kjo është detyrë e re që i jepet njërit prej zëvendëskryeministrave që të ndihmohen disa procese të caktuara, edhe pse kompetenca primare për të gjitha projektet infrastrukturore është në Ministrinë e Transportit, ndërsa në aspektin formalo-juridik kjo shkon përmes Komisionit për Sistem Ekonomik të cilin e kryesoj unë", potencoi Bytyqi i cili, siç tha paraprakisht, nuk ka marrë pjesë në seancën e djeshme qeveritare në të cilën është emëruar Grubi koordinator për ndërtimin e Korridorit 8.

foto: print skrin

QËNDRONI TË LIDHUR