• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi: I shqyrtova amandamentet për investimet strategjike, duhet ta dëgjojë edhe opozitën

Bytyqi: I shqyrtova amandamentet për investimet strategjike, duhet ta dëgjojë edhe opozitën

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Bytyqi i bëri thirrje opozitës , e cila paralajmëroi se do të paraqesë 40 amandamente për ligjet për investimet strategjike në energjetikë, të jetë e arsyeshme dhe e përgjegjshme dhe të marrë pjesën në debatin amandamentar për të dëgjuar përgjigjet për secilin amandament.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Bytyqi tha se i ka shqyrtuar amandamentet, por duhet t'i dëgjojë edhe përfaqësuesit e opozitës. Përsëriti se këto investime janë për të mirën e qytetarëve.

"Mendoj se nuk është puna nëse dikush është “pro” apo “kundër”, puna është që ata të qëndrojnë dinjitoz në qëndrimet e tyre dhe të bëjnë atë që qytetarët presin prej tyre. Fatkeqësisht, në katër vitet e fundit kemi parë pakujdesi edhe kur nuk ishte fjala për investime strategjike. Kur duhet të rritej paga minimale, pamë që opozita bojkotoi, kur duhej të miratoheshin masat anti-krizë, opozita bojkotoi. U bëj thirrje atyre, siç kanë dhënë amendamentet, të vijnë dhe të dëgjojnë përgjigjen për çdo amendament. Nëse kjo nuk ndodh, asgjë spektakolare. Më 9 maj do të kemi një qeveri të re të udhëhequr nga LSDM-ja, e cila do të vazhdojë me këto investime sepse janë në të mirë të qytetarëve", tha Bytyqi.

Lidhur me ndryshimet në këto ligje, Bytyqi tha se ato në thelb janë indicie nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe në Ligjin për “Mitileneos” dhe në një artikull të ligjit “AIM GREEN TECH”. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR