• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Buxheti i Shqipërisë para deputetëve të martën, opozita në protestë

Buxheti i Shqipërisë para deputetëve të martën, opozita në protestë

Tiranë, 13 nëntor 2024 (MIA) - Propozim - buxheti për vitin e ardhshëm para deputetëve në Parlamentin shqiptar do të gjendet në seancën plenare të martën, por të njëjtin opozita, përveç se deklaroi se nuk do ta votojë, njoftoi edhe protesta para ndërtesës së Kuvendit. 

Për këtë qëllim, Partia opozitare Demokratike, e mbështetur nga Partia e Lirisë, liderët e të cilave Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në paraburgim, njëri në paraburgim shtëpiak dhe tjetri në burg, kërkoi nga organizatat komunale të organizohen për pjesëmarrjen masive në protestë.

"Të martën, më 19 nëntor, në orën 17:00, të gjithë në protestë para Kuvendit për ta kundërshtuar votimin e buxhetit antiqytetar. Njoftoni qytetarët dhe anëtarësinë për pjesëmarrje sa më masive", thuhet në mesazhin drejtuar kryetarëve të organizatave partiake.

Qeveria shqiptare për vitin e ardhshëm planifikon buxhetin më të lartë në histori, i projektuar me 822,7 miliardë lekë ose 8,2 miliardë euro, që është për 600 milionë euro më i lartë krahasur me këtë vit kalendarik. 

Me Projekt-buxhetin parashikohet vazhdimi me financimin, në masë të konsiderueshme, të investimeve publike me një mesatare prej 6,1 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, të cilat do të synojnë financimin e projekteve me rëndësi strategjike dhe që lidhen me planin për rritje të BE-së.

Parashikohet edhe ulje e ndjeshme e nivelit të borxhit publik në rreth 55,8 për qind në vitin 2025. Borxhi publik bruto pritet të bie në rreth 55 për qind në vitin 2026 dhe më tej në rreth 48,5 për qind në vitin 2031. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR