• e hënë, 23 dhjetor 2024

Buxheti i Agjencisë së filmit nuk është shkurtuar, thotë ministrja e Kulturës

Buxheti i Agjencisë së filmit nuk është shkurtuar, thotë ministrja e Kulturës

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Buxheti i Agjencisë së filmit nuk është shkurtuar, as në këtë propozim për rishpërndarjen e mjeteve që në këtë moment është në Kuvend, as mbi ndonjë bazë tjetër, theksoi sot ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Në konferencën për media në Qeveri në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për propozimin për kinse shkurtimin e buxhetit për aktivitetin filmik në vitin që vijon, theksoi se në takimin e sotëm me punonjësit e filmit u është sqaruar se kanë shumë informacione të gabuara.

"Ajo që ndodh kur hyjmë në procesin e rishpërndarjes, pra në bazë të realizimit të artikujve të caktuar në buxhet, ngrihen mjete te caktuara që nuk janë realizuar. Kjo nuk do të thotë se ata nuk i kanë paratë. Të gjitha paratë janë në llogarinë e tyre. Ata kanë shumë pak realizim të llogarisë së tyre sepse deri më tani Agjencia e filmit nuk ka dërguar asnjë plan për pagesë në Ministrinë e Kulturës. Plani i parë në dy muajt e fundit është dërguar më 14 shtator, ditën kur isha në udhëtim zyrtar dhe nuk lejova nënshkrimin e asnjë dokumenti në mungesën time", tha Konstandinovska Stojçevska. 

Sa i përket llogarisë buxhetore të punonjësve të filmit, siç tha, kanë mbetur edhe 10 deri në 13 milionë denarë për shfrytëzim.

"Kjo do të thotë se llogaria buxhetore që Ministria e Kulturës dhe Ministria e Financave kanë të drejtë të shohin dhe ta menaxhojnë e kanë në dispozicion të plotë dhe 90 për qind është shfrytëzuar. Llogaria speciale është një llogari që vetëm drejtori i Agjencisë së filmit ka të drejtë ta përdorë, të paguajë plane sipas saj dhe të bëjë plan për realizim. Pikërisht sepse në atë llogari të posaçme ku nuk ka realizim të mjaftueshëm, në këtë moment nuk mund të shihen mjete të caktuara, sepse derisa vazhdon debati për rishpërndarjen në Kuvend, ato qëndrojnë si llogari anësh. Realizimi i asaj llogarie është më pak se 30 për qind", tha ministrja. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR