Bushle për MIA-n: Organizimi i tregut të energjisë elektrike “një ditë përpara” është kthesë në reformat e tregut
- Maqedonia e Veriut falë trupit rregullator proaktiv, operatorit të sistemit për transmetim dhe operatorit të tregut, është e pozicionuar mirë për të marrë pjesë në tregun dhe sistemin panevropian të energjisë elektrike. Organizimi i tregut të energjisë elektrike “një ditë përpara” është kthesë në reformat e tregut të energjisë elektrike në vend, porositi kështu zëvendësdrejtori i Sekretariatit të Bashkësisë energjetike, Dirk Bushle, në një intervistë për MIA-n.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:08, 7 tetor, 2023
Shkup, 7 tetor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut falë trupit rregullator proaktiv, operatorit të sistemit për transmetim dhe operatorit të tregut, është e pozicionuar mirë për të marrë pjesë në tregun dhe sistemin panevropian të energjisë elektrike. Organizimi i tregut të energjisë elektrike “një ditë përpara” është kthesë në reformat e tregut të energjisë elektrike në vend, porositi kështu zëvendësdrejtori i Sekretariatit të Bashkësisë energjetike, Dirk Bushle, në një intervistë për MIA-n.
Ai theksoi se vendi ishte i pari në Bashkësinë energjietike që në vitin 2019 filloi me ankande për sisteme diellore fotovoltaike.
Në vazhdim vijon intervista e plotë që Bushle e dha për MIA-n- gjatë Forumit për tranzicion të drejtë të Bashkësisë energjetike që të mërkurën u mbajt në Shkup nën moton "Rruga drejt tranzicionit të qëndrueshëm dhe të drejtë energjetik".
A bën vendi mjaftueshëm në drejtim të tranzicionit energjetik me investimet e rritura në burimet e ripërtëritshme të energjisë, veçanërisht në centralet fotovoltaike?
“Maqedonia e Veriut ishte vendi i parë në Bashkësinë energjetike që filloi ankande për sistemet diellore fotovoltaike në vitin 2019. Deri në fund të vitit 2022, janë zbatuar ankande të shumta për tarifat fikse feed-in dhe primet që rezultuan në një kapacitet total të alokuar prej 130 megavat. Maqedonia e Veriut ka miratuar gjithashtu një skemë të tarifimit neto të vetëkonsumit, duke arritur një kapacitet prej 130 megavat, kryesisht nga termocentralet diellore, deri në mesin e vitit 2023. Megjithatë, transpozimi i Direktivës së Energjisë së ripërtëritshme mbetet i paplotë. Në përputhje me praktikat më të mira të palëve të tjera kontraktuese, ne rekomandojmë miratimin e një ligji të veçantë për energjinë e ripërtëritshme si bazë e qëndrueshme për inkurajimin e mëtejshëm të investimeve në burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Çka parashikon “Pakoja e re e energjisë së pastër”, deri kur është afati për zbatimin e saj dhe si mund Bashkësia e biznesit të na ndihmojë në këtë segment?
“Pakoja energjetike për energji të pastër mund të ndahet në dy pjesë - e para - e plotësuar me të ashtuquajturat Kodet dhe udhëzimet e rrjetit dhe Akti procedural - përmban rregulla për tregjet dhe sistemet e energjisë elektrike që synojnë integrimin e plotë dhe reciprok të Palëve Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë në tregun e brendshëm të energjisë elektrike të BE-së. Kjo e fundit përmban Direktivën e Energjisë së ripërtëritshme (REDII), Direktivën e efikasitet energjetik dhe Rregullorja e menaxhimit. E para duhet të transpozohet deri më 31 dhjetor të vitit 2023, ndërsa afati I fundit për transpozimin e të dytit ka skaduar më 31 dhjetor të vitit 2022. Sekretariati bashkëpunon ngushtë me të gjitha palët kontraktuese në transpozimin dhe zbatimin e këtyre akteve. Ai gjithashtu punon me institucionet dhe organet që drejtojnë tregjet dhe sistemet e energjisë elektrike të BE-së për të ndihmuar në arritjen e zgjerimit më të madh të tregut të brendshëm të energjisë së BE-së deri më tani.
Deri ku jemi në pjesën e reformave të nevojshme, çka është e mirë, çka duhet të përmirësojmë dhe cilat duhet të jenë hapat e ardhshëm?
“Veçanërisht falë organit rregullator proaktiv, operatorit të sistemit të transmetimit dhe operatorit të tregut, Maqedonia e Veriut është e pozicionuar mirë për të marrë pjesë në tregun dhe sistemin pan-evropian të energjisë elektrike. Organizimi i tregut të energjisë elektrike një ditë përpara është një moment historik në reformat e tregut të energjisë elektrike në vend. Prandaj, transpozimi në kohë i rregullave bazë të Pakos për Energji të Pastër, të miratuar në Bashkësinë energjetike, në legjislacionin maqedonas është thelbësor. Nëse vendi nuk dëshiron të humbasë afatin, ritmi i procesit duhet të përshpejtohet.
Në sektorin e gazit, paraqitja e kërkesës për certifikim nga operatori i transmetimit të gazit, NOMAGAS, tregon progres të mirë në bashkëpunimin afatgjatë me Sekretariatin. Transpozimi i Rregullores REMIT është një tjetër histori suksesi. Maqedonia e Veriut ishte ndër palët e para kontraktuese që miratoi Plan kombëtar të integruar të energjisë dhe klimës (PKEK). Deri në qershor të vitit 2024, Qeveria do të duhet të përditësojë këtë dokument, duke marrë parasysh komentet e Sekretariatit në përputhje me kërkesat e Rregullores së Menaxhimit. Transpozimi i Direktivës për energji të ripërtëritshme është edhe një prioritet urgjent.
Sa projektligji për Aksion klimatik në pjesën e kompensimit të karbonit me legjislacionin evropian?
“Nëse kjo çështje ka të bëjë me kompensimin e karbonit të parashikuar me projektligjin për klimën, Sekretariati është i vetëdijshëm se puna për këtë propozim është ende në vazhdim. Sekretariati do të paraqesë komentet e tij pasi të marrë një propozim të maturuar nga Qeveria. Megjithatë, futja e një ngarkese karboni është për t'u mirëpritur pasi ndjek parimin e njohur botërisht 'ndotësi paguan'. Në Komunitetin e Energjisë, po zhvillohen diskutime për zgjidhjet rajonale të çmimit të karbonit të modeluara sipas rregullave të BE-së dhe në përputhje me kërkesat për përjashtime nga Mekanizmi për përshtatjen e kufijve të karbonit (CBAM) në sektorin e energjisë elektrike.
A janë liberalizuar me të vërtetë tregjet e energjisë elektrike dhe të gazit natyror në Ballkanin Perëndimor ose kjo është bëhet vetëm në letër dhe sa jemi larg nga funksionimi I tyre i tyre?
“Procesi i liberalizimit të tregjeve energjetike në Bashkësinë energjetike prej vitesh është në vijim dhe janë arritur rezultate të rëndësishme në përmirësimin e menaxhimit të tregut, për shembull duke ndarë operatorët e sistemeve të transmetimit dhe shpërndarjes. Maqedonia e Veriut gjithashtu ka bërë përparim të rëndësishëm si në sektorin e energjisë elektrike ashtu edhe në atë të gazit. Hapja e tregjeve afatshkurtra të energjisë elektrike dhe integrimi i plotë në tregjet dhe sistemet evropiane janë dhe/ose do të jenë piketa të rëndësishme në avancimin e këtij procesi.
Valentin Jankovski
Foto: Frosina Naskoviq