• e mërkurë, 26 qershor 2024

Burimet për mediat franceze: Fon der Lajen mbështetet për një mandat të dytë si shefe e KE-së

Burimet për mediat franceze: Fon der Lajen mbështetet për një mandat të dytë si shefe e KE-së

Bruksel, 25 qershor 2024 (MIA) - Liderët e BE-së që përfaqësojnë tre grupet kryesore politike të bllokut kanë rënë dakord të mbështesin kryetaren aktuale të Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen për një mandat të dytë, deklaruan për mediat franceze burimet pranë negociatave.

Si pjesë e marrëveshjes për kthimin e Fon der Lajenit, që ende ka nevojë për miratimin nga shumica e liderëve të bllokut, kryeministrja estoneze Kaja Kalas do të bëhet shefja e politikës së jashtme të BE-së, ndërsa ish kryeministri portugez Antonio Koshta do të marrë postin e kryetarit të Këshillit Evropian, deklaruan burimet. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR