• e martë, 06 gusht 2024

Bundesveri përgatitet të evakuojë qytetarë gjermanë nga Libani

Bundesveri përgatitet të evakuojë qytetarë gjermanë nga Libani

Berlin, 6 gusht 2024 (MIA) - Bundesveri gjerman është duke u përgatitur për një operacion të madh për evakuimin e qytetarëve gjermanë nga Libani për shkak të frikës nga përshkallëzimi ushtarak në Lindjen e Afërt, njoftoi DPA.

Për këtë qëllim, në bazën ajrore në qytetin Vunstorf në qytetin gjerman Saksonia e Ulët, mbahet gati një aeroplan transportues ushtarak A400M dhe ushtarë të cilët për një kohë të shkurtër mund të dërgohen për ndihmë gjatë evakuiimit.

Po përgatiten edhe forca gjermane detare. Misioni mund të përfshijë kryesisht shtetas gjermanë që kanë mbetur në Liban pavarësisht thirrjeve të përsëritura për t'u larguar nga vendi.

Revista Shpigel publikoi se aeroplani transportues A400M mund të merrte shtetas gjermanë nga Bejruti pas një fluturimi disa orësh dhe t'i linte në ishullin e afërt Qipro, përpara se të fluturonte përsëri në Bejrut.

Luftanija gjermane "Hamburg", e cila është në rrugë për një operacion në Detin e Kuq, mund të riorientohet për evakuimin e mundshëm të qytetarëve gjermanë nga deti. Anija ndodhet aktualisht në jug të bregut të Greqisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin dje deklaroi se rreth 2.100 shtetas gjermanë tashmë janë regjistruar në listën e krizës në Liban, që është 800 më shumë se javën e kaluar. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR