• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i BE-së dha dritë të gjelbër për pagesën e 4,2 miliardë eurove për Ukrainën

Këshilli i BE-së dha dritë të gjelbër për pagesën e 4,2 miliardë eurove për Ukrainën

Bruksel, 6 gusht 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së sot e miratoi pagesën e parë të rregullt të granteve dhe kredive në suaza të Mekanizmit ukrainas, në shumë prej pothuajse 4,2 miliardë euro, dedikuar për mbështetje të stabilitetit makrofinanciar të Ukrainës dhe për funksionimin e administratës së saj publike.

Këshilli vlerësoi se Ukraina i ka përmbushur kushtet dhe i ka zbatuar reformat e parapara në Planin për Ukrainën si kusht i domosdoshëm për marrje të mjeteve nga Mekanizmi ukrainas.

Me Planin për Ukrainën janë përcaktuar qëllimet e Kievit për rikuperimin, rikonstruimin dhe modernizimin e vendit dhe reformave që vendi planifikon t'i ndërmarrë si pjesë e procesit të inkuadrimit në BE në katër vitet e ardhshme.

Në majt 2024, Këshilli i BE-së konkludoi se Plani për Ukrainën i përmbushë parakushtet që Ukraina të marrë mbështetje deri 50 miliardë euro në kuadër të Mekanizmit ukrainas.

Ky mekanizëm, i cili hyri në fuqi më 1 mars 2024,. parasheh mjete për financim stabil, në formë të granteve dhe kredive, për mbështetje të rikuperimit, rikonstruimit dhe modernizimit të Ukrainës për periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027.

Nga shuma e përgjithshme prej 50 miliarëd eurove, 32 miliardë janaë dedikuar për mbështetje të reformave dhe investimeve, pagesa e të cilave do të varet nga ajo nëse Kievi do t'i përmbushë kushtet e caktuara me Planin.

Nga hyrja në fuqi e Mekanizmit ukrainas, Ukrainës tashmë i janë paguar gjashtë miliardë euro në formë të financimit dhe 1,89 miliardë euro si parafinancim. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR